NAMI Fusion & Lounge

Restorant Nami Fusion & Lounge ofron një pamje të mrekullueshme të Tiranës dhe perëndimit e diellit. Restoranti është i specializuar në kuzhinën japoneze, produktet zgjidhen me kujdes, të gatuara me teknikën e duhur për të nxjerrë shijen më të mirë për të ruajtur vlerat ushqyese. 

Kushdo që është një pëlqyes i traditës Japoneze të gatimit apo është një i apasionuar pas kësaj kulinarie, por dhe ju që keni kuriozitetin për ta provuar, tashmë keni mundësinë të përjetoni një eksperiencë të veçantë. 

Sushi, makimono, caviar e shumë pjata të tjera tipike japoneze janë po aq të këndshme në pamje sa edhe të shijshme. Gjithashtu, Restorant Nami Fusion & Lounge ka një zgjedhje perfekte të pijeve me verërat më të mira, shampanjat dhe të gjitha llojet e koktejeve për të shijuar në restorantin tonë. Tarraca e tij panoramike me pamje nga kryeqyteti do t’ju mirëpresë dhe do t’ju bëjë të ndiheni të veçantë gjatë qëndrimit tuaj.

Gjithashtu do të vini re detajet artistike të menduara me kujdes nga artistët e Rezidencës, detaje që të lidhin me origjinën e vjetër shqiptare. Në tavanin e restorantit do të vini re motive popullore, qilim i vjetër shqiptar, të stilizuara me brisole dhe ndriçim të fshehur. Ndërsa në ndarëset e ambienteve të restorantit janë përdorur motive florale. 

Restoranti ofron hapësirë funksionale dhe alternativën më të mirë për të organizuar konferenca, trajnime, ditëlindje, sete fotografike, propozime dhe shumë evente të tjera.