Palestër & CROSS Training

Palestër & CROSS Training

Mirë se vini në klubin më të mirë të fitness-it në Tiranë, tek Rezidenca “Kodra e Diellit” 2. Impianti sportiv më i madh në Shqipëri për stërvitjen e trupit, një kamp i vërtetë stërvitjeje prej 1,000m2. Salla Cross Training 450m2. E pajisur me veglat e markës amerikane Xenios, më e madhja në botë për Cross Training. Hapësirat e stërvitjes janë të pajisuara me sisteme moderne të aspirimit dhe kondicionimit të ajrit.Dhoma zhveshje, dushe të projektuara dhe të organizuara sipas parametrave modernë dhe bashkëkohorë.



VIBIA

INSTRUKTORËT

Edmond Stafa

Instruktor Cross-Training


Edmondi është pioneri i Cross Trainning në Shqipëri, duke filluar aplikimin e kësaj disipline që në vitin 2006. Përgjatë këtyre viteve janë mijëra vajza e djem të cilët kanë marrë me sukses instruksionet e “Profes” Mjeshtër i Taekwondo me 3 nivele.

Ervin Toska

Instruktor Palestra


Në vitin 2007 ka mbaruar Akademinë e Edukimit Fizik “Vojo Kushi” Master Shkencor, Specialiteti Atletikë. Prej 13 vjetësh është mësues i Edukimit Fizik në shkolla si edhe Instruktor Palestre, Fitness dhe Aerobi.