Vibia është një shoqëri tregtare që operon prej vitesh në fushat e bareve, restoranteve, pishinave, palestrave, estetikës dhe wellness-it.. Rezidenca “Kodra e Diellit” është një hapësirë ku rregulli dhe siguria urbane e ndërthurur me estetikën dhe artin, sigurojnë një stil jetese të gjelbër dhe frymëzues. Ato i japin bashkëjetesës në rezidencë një koncept të ri për një jetë të këndshme dhe të shëndetshme.
Impianti sportiv më i madh në Shqipëri për stërvitjen e trupit, një kamp i vërtetë stërvitjeje prej 1,000m2. Salla Cross Training 450m2.
Sun Wellness Center ofron shërbime cilësore me profesionalizëm të lartë, të flokëve, thonjve dhe të lëkurës, së bashku me linjat më të mira të produkteve të bukurisë në Europë dhe SHBA.
Sun Wellness & SPA është vendi ideal ku kombinimi i bimëve aromatike, masazheve terapeutike, trajtimeve të fytyrës dhe produkteve organike, bashkohen për t’ju dhuruar një eksperiencë të sofistikuar SPA-je.
Pishinat ofrojnë hapësirë funksionale dhe alternativat më të mira për të organizuar ditëlindje, propozime dhe surpriza për të dashurit apo shoqërinë tuaj.
Globi i Diellit ndodhet në Rezidencën “Kodra e Diellit” 1, në Sheshin e Diellit, nga ku ka marrë edhe emrin. Tek Sheshi i Diellit, në Bulevardin e Jaseminave, do të na gjeni edhe ne!
Piazza di Pietra ndodhet në Rezidencën “Kodra e Diellit” 2, tek Bulevardi i Manjolave, në godinën Flutura. Ambienti është i organizuar për t’i mirëpritur të gjithë.
Arka Rooftop ka pamjen më të mirë në Tiranë, në Rezidencën “Kodra e Diellit” duke ofruar një pamje panoramike fantastike të kryeqytetit.