Bare & Restorante

Duke shëtitur në rrugët kryesore tek “Kodra e Diellit”, do të vini re të gjitha detajet karakteristike të rezidencës. Në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ ne krenohemi me frymën artistike të gërshetuar në stilin arkitekturor.
Prej lidhjes së fortë të arkitekturës me artin, burojnë vepra arti që janë jo vetëm dekorative por edhe të dobishme. Vetë rezidenca është e konceptuar si një ekspozitë e mirëfilltë artistike ku fasadat, tarracat, trotuaret, shkallaret, ndriçuesit, oxhaqet, madje edhe koshat e mbeturinave, janë trajtuar si vepra të mirëfillta arti.
E konceptuar si një galeri gjigande në ajër të pastër, turi artistik i ‘’Kodrës së Diellit’’ është një ide e shkëlqyer për të kaluar një pasdite dhe për të shijuar perëndimin e diellit nga njëra prej pikave më të larta në kryeqytet.

Baret dhe restorantet në Rezidencën “Kodra e Diellit” duken si ekspozita artistike, nga ku çdo gjë shijon më shumë. Në cilëndo tavolinë të uleni, rreth e rrotull jush do të ketë detaje të mozaikuara, fasada unike dhe të personalizuara, madje edhe tavolina me karriget ku ulesh e kanë nga një detaj artistik.

Ndër të tjera e veçanta e tyre është përdorimi i materialeve të riciklueshme. I kemi qëndruar besnik filozifisë së vetë rezidencës në lidhje me “Riciklo-Ripërdor-Rikrijo”. Riciklimi është një nga nismat kryesore për ruajtjen e natyrës. Në Rezidencën ‘’Kodra e Diellit’’ asgjë nuk zhduket apo humbet, veçse gjithmonë rikrijohet dhe tjetërsohet.