Globi i Diellit ndodhet në Rezidencën “Kodra e Diellit” 1, në Sheshin e Diellit, nga ku ka marrë edhe emrin. Sheshi, simbol i “Kodrës së Diellit”, në qendrën e të cilit qëndron një shatërvan me copëza mozaiku, në formë globi, një shesh i gjelbër, forma organike e së cilit është inspiruar nga natyra dhe nga jetesa në rezidencë.
Në pjesën e jashtme, tavolinat janë vendosur rreth Diellit, nga ku keni mundësi të shijoni kafen ose diçka tjetër me miqtë dhe familjen tuaj, dhe njëkohësisht të kujdeseni për fëmijët tuaj, ndërkohë që luajnë në Parkun dedikuar atyre.
Ambienti i brendshëm është vendi i përsosur për t’u ulur dhe punuar me laptopin tuaj. Moderne dhe e krijuar bukur në një mënyrë të tillë që siguron argëtim dhe relaks pa kompromis.
Tek Sheshi i Diellit, në Bulevardin e Jaseminave, do të na gjeni edhe ne!