Piazza di Pietra

Piazza di Pietra ndodhet në Rezidencën “Kodra e Diellit” 2, tek Bulevardi i Manjolave, në godinën Flutura. Ambienti është i organizuar për t’i mirëpritur të gjithë.
Parku i lojërave Pilivesa është i preferuari i të gjithë banorëve të vegjël të rezidencës. Ata luajnë në ajër të pastër dhe prindërit janë të qetë dhe ndihen të sigurt për fëmijët e tyre.

Në ambientin e jashtëm, të organizuar në dy pjesë, pranë Parkut Pilivesa dhe pranë Sheshit të Gurtë keni mundësi të shijoni kafen ose diçka tjetër me miqtë dhe familjen tuaj, dhe njëkohësisht të kujdeseni për fëmijët tuaj, ndërkohë që luajnë në hapësirat dedikuar atyre.

Ambienti i brendshëm është vendi i përsosur për t’u ulur dhe punuar me laptopin tuaj. Moderne dhe e krijuar bukur në një mënyrë të tillë që siguron argëtim dhe relaks pa kompromis.

Nëse do të na vizitoni në ‘’Bulevardin e Manjolave’’, do të deheni me aromën e këndshme të luleve.